Drita shfrytëzon pushimin dyjavor për përgatitje, zhvendosen në Durrës

by admin
Spread the love

Nënkampionia e Kosovës në futboll, Drita do të vazhdojë përgatitjet në qytetin bregdetar të Durrësit.

“Bardhekaltrit” kanë njoftuar se pas dy ditë pushimi, janë të vendosur në Durrës për t’u përgatitur, shkruan Demokracia.com.

Skuadra gjilanase do të qëndrojë atje për disa ditë, për t’u kthyer më pas sërish në Kosovë.

Drita kishte marrë këtë vendim për shkak të pushimi dyjavor të ndeshjeve të kombëtareve për Kupën e Botës “Katar2022”.

Ndryshe, Drita e Ardian Nuhiut nuk dinë për fitore në tri ndeshjet e fundit në elitën e futbollit kosovar.

“Intelektualët” pas tetë xhirove renditen në pestë me 12 pikë gjithsej. 

You may also like