Drita me paraqitje fantastike barazon ndeshjen e parë ndaj Feyenoordit

22:58 | 22 Korrik 2021

Drita ka barazuar 0-0 me Feyenoordin në ndeshjen e parë të rrethit të dytë në UEFA Europa Conference League.

Ëndrra vazhdon. Drita ende mund të ëndërrojë për të shkuar sa më larg në UEFA Europa Conference League.

Në ndeshjen e parë të rrethit të dytë në Conference League, Drita arriti që të marrë rezultat pozitiv ndaj një skuadre të madhe si Feyenoordi.

Sfida e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, u mbyll merezultatin që edhe nisi, 0-0.

Të dy skuadrat kishin rastet e veta, Drita pati ndihmën e tifozëve të shumtë në “Fadil Vokrri”, por nuk arriti të shënojë.

Kështu, gjithçka do të vendoset në sfidën e dytë.

Takimi kthyes i rundit të dytë kualifikues zhvillohet pas një jave në Holandë dhe fituesi kalon në rrethin e tretë kualifikues ku e pret klubi zviceran Luzren. /GE/



Leave a Reply