Drin Ahmeti: Zoti e bekoftë xhaxhain tim Ali Ahmeti, pa atë s’do ta kishim Maqedoninë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Ali Ahmeti është xhaxhai im dhe Zoti e bekoftë. Ai është motivimi im. Ahmeti e ndihmoi këtë vend. Nuk do ta kishim Maqedoninë sot nëse do të ndiqnim Ljubço Georgievskin, i cili do ta kishte ndarë vendin. Ali Ahmeti nuk e ka firmosur dhe nuk e vlerësoni sa duhet. Jam krenare që e kam xhaxha, por ai nuk ka lidhje me biznesin tim. Zero. Ajo që po bëjnë mediat tani është duke dëmtuar rrjetin tim të bashkëpunëtorëve.”

Këto fjali i tha Drin Ahmeti, biznesmeni 24 vjeçar, i cili sot mbajti një konferencë me mediat për të sqaruar lidhur me blerjen e aksioneve në qendrën afariste “Soravia” në Shkup.

Drin Ahmeti shpjegoi se si e bleu qendrën tregtare “Soravia” në Shkup

Nipi i liderit të BDI-së Ali Ahmeti, Drin Ahmeti, së bashku me partnerin e tij nga Tirana, kompania PE-VLA-KU , treguan detajet për procesin e blerjes së qendrës tregëtare Soravia, por duke mos treguar shumën totale.

Ahmeti dhe Vladimir Pjetërgjokaj nga kompania PE-VLA-KU kanë tërhequr linjë kreditore nga banka Credins me vlerë 6 milion euro me qëllim mbulimin e borxhit të kompanisë prej 20 milion euro.

“Unë nuk kam investuar asnjë qindarkë në blerjen e Soravias. Borxhi i kompanisë është 20milion euro. Kompania PE-VLA-KU me përfaqësues Vladimir Pjetërgjokaj ka marë linjë kreditore prej 6milion euro në Shqipëri. Ne e kemi marë përsipër këtë borxh sepse kemi projekt zhvillimor”, tha Ahmeti.

Drin Ahmeti nuk tregon çmimin total të blerjes së kompleksit Soravia, por do posedojë 39% të pronësisë.

Ka pasur diskutime dhe analiza dhe më pas Drin Ahmeti ka vendosur me kompanitë për blerjen e qendrës së biznesit, por edhe për shlyerjen e borxheve, sepse kompania ka më shumë se 20 milionë euro detyrime.

“Ne morëm si përgjegjësi borxhin e ‘Soravias’. Për shlyerjen e borxhit të ‘Soravias’ ne kemi marrë një linjë kredie prej 6 milionë eurosh, nga të cilat tre milionë janë miratuar. E gjithë kjo bëhet për të ardhmen e Soravisë”, tha Drin Ahmeti.

Biznesmeni Vladimir Pjetërgjokaj ka shpjeguar se Drin Ahmetin e njeh prej katër vitesh dhe se bashkëpunojnë në projekte në Itali.

“Sa i përket faktit që Drini është nipi i Ali Ahmetit, të gjithë janë nip të të gjithëve, tha Pietergjokaj, i cili ndau se më herët ka konkurruar në disa tenderë në vend dhe megjithëse ka marrë çmimin më të ulët, nuk ka marrë asnjë kontratë.

Ai planifikon të investojë në një projekt tjetër në të ardhmen, ndërsa ende po mendon nëse do t’i bashkohet projektit për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10e. (INA)

You may also like