“Dridhet” stoli i Southgate, vendi i fundit në grup mund t’i kushtojë shumë  

by admin
Spread the love

Kombëtarja e Anglisë nuk është duke kaluar momentin e saj më të mirë. Pas humbjes ndaj Italisë, “Tre Luanët” kanë zbritur zyrtarisht në Ligën B të Nations League pasi janë renditur në vendin e fundit.

Për këtë arsye kanë ardhur edhe thashethemet e para për pozicionin që trajneri Gareth Southgate ka në ekip. Stoli i tij nuk është më i sigurt dhe mediat angeleze nuk e përjashtojnë mundësinë e një shkarkimi.

Megjithatë, Federata Angleze e Futbollit ende nuk ka marrë një vendim zyrtar. Për momentin drejtuesit po marrin kohën e nevojshme për të dalë në një konkluzion final, por shanset që Southgate të mos jetë në Kupën e Botës me Anglinë janë të larta. /oversport.tv

Foto: englandfootball.com

You may also like