Drenica fiton derbin dhe bëhet lidere e Superligës

by admin
Spread the love

Drenica ka fituar derbin rajonal me Feronikelin duke e mposhtur me rezultat 4:0, shkruan Insporti.com

Skuadra e drejtuar nga trajneri Tahir Lushtaku nga minuta e parë shfaqi siguri në ndeshje, duke krijuar raste të shumta për gol.

Golin e parë të ndeshjes Drenica e shënoi në minutën e 12-të, nërpërmjet mesfushorit Kreshnik Uka.

Ndërsa, goli i dytë nuk vonoi edhe shumë. Pas një gabimi në dalje të portierit Florian Smakiqi, mesfushori brazlian Denisson e shfyrtëzoi për mrekulli duke e shënuar golin e dytë në minutën e 25-të.

Sulmuesi Baton Zabërgja shënoi golin e tretë të ndeshjes në minutën e 40-të, pas një super veprimi në zonën e “Niklit” për rezultatin 3:0.

“Nikli” tentoi në disa raste por pa pasur sukses, duke shkuar në pushim të pjesëve me rezultatin 3:0.

Në pjesën e dytë, Drenica e vazhdoi dominimin duke mos lejuar Feronikelin të bëjë asgjë.

Në minutën e 58-të u akordua një penallti në të mirë të Drenicës, pas rishkimit në sistemin VAR nga gjyqtari kryesor i ndeshjes Gramos Shala.

Uka nuk gaboi nga pika e bardhë, duke e shënuar golin e katërt për Drenicën dhe të dytin personal.

Me këtë fitore Drenica rikthehet në pozitën e parë në tabelën e Superligës me 17 pikë pas tetë xhirove të zhvilluara.

Feronikeli mbetet në pozitën e shtatë me dhjetë pikë. /Insporti.com/

You may also like