Drejtuesit e Barçës të bindur: Me Dembelenë e mbyllim brenda vitit

by admin
Spread the love

Mateu Alemany, Drejtori i Futbollit të Barçës, shpjegoi në Barça TV se rinovimi i Dembélésë pritet të ndodhë para se të mbyllet viti dhe se do të ketë largime dhe njëkohësisht afrime nënshkrime në merkaton e dimrit.

“Dembélé ka dashur gjithmonë të arrijë marrëveshjen e rinovimit me ne, pasi ideja e tij është të qëndrojë te Barça.

Jemi në një moment kyç të negociatave, shpresojmë të sqarojmë gjithçka para fundit të vitit,” – shpjegoi ai. – “Ne duam të bëjmë blerje, po përgatitemi të bëjmë diçka në merkaton e dimrit”, – përfundoi Alemany.

Ndërkohë, sipas gazetarit italian të specializuar për lëvizjet e merkatos, Fabrizio Romano, Barcelona është e sigurt për vazhdimin e kontratës me Gavin. Do të duhet kohë për ta zyrtarizuar marrëveshjen e re, megjithatë te “blaugranat” janë besimplotë se talenti i ri do të nënshkruajë një kontratë të re 5-vjeçare.


Top Channel

You may also like