Drejtoria e Doganave po heton se kush e ka lëshuar autobusin pa licencë në Deve Bair

by admin
Spread the love




Drejtoria e Doganave ka njoftuar se Sektori për përgjegjësi profesionale të Drejtorisë së Doganave ka shkuar në pikë kalimin kufitar Deve Bair, me qëllim që të bëhet kontroll për veprimin e transportuesit dhe doganierëve.

“Lëndë e kontrollit është edhe veprimi për transportuesin konkret dhe autobusin edhe në periudhën e kaluar në të njëjtën pikë kufitare. Për të dhënat e siguruara nga kontrolli, opinioni do të informohet me kohë”, kanë informuar nga Dogana, transmeton SHENJA.

Ministria për Transport mbrëmë ka iniciuar procedurë për marrjen e licencës për punë Besa Transit, pas aksidentit, ku në autobusin e tyre në Bullgari humbën jetën 46 persona, ndërsa shtatë ishin të lënduar.  Kjo për shkak se sipas të dhënave për këtë autobus nuk ka pasur licencë.

 

 


You may also like