Drejtori në detyrë i RTK-së paralajmëron reforma të thella: Së paku 140 veta reduktim të stafit!

by admin
Spread the love

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm në RTK, Shkumbin Ahmetxhekaj, ka bërë të ditur që pritet të reduktohet stafi në televizionin publik për 140 veta, shkruan IndeksOnline.

“Aktualisht, RTK i ka të punësuar 766 punëtorë të rregullt, ndërkaq gjatë vitit paraprak kanë qenë të angazhuar edhe 239 bashkëpunëtorë me kontrata për shërbime, kontrata këto të të lidhura pa konkurse publike”, shkroi ai.

Ahmetxhekaj tha se RTK pas datës 31 mars 2022, nuk do të ketë më punonjës në pozita esenciale që punojnë mbi këtë formë kontraktuale, por do të ketë punëtorë që lidhin kontratë bazuar në Ligjin e Punës.

Postimi i plotë:

Sqarim:

Lidhur me lajmet e fundit të pabazuara lidhur me projeksionet për rekrutim stafi në RTK, e konsideroj të rëndësishme që të sqaroj se nuk bëhet fjalë për punësime të reja, por për reduktim të stafit për minimum 140 veta.

Aktualisht, RTK i ka të punësuar 766 punëtorë të rregullt, ndërkaq gjatë vitit paraprak kanë qenë

të angazhuar edhe 239 bashkëpunëtorë me kontrata për shërbime, kontrata këto të të lidhura pa konkurse publike.

Këto lloj kontratash që janë vazhduar që një kohë të gjatë nga menaxhmentet e kaluara, nuk do

të aplikohen më në masë pas datës 31 mars 2022, përveç angazhimeve specifike të artistëve apo të personaliteteve që nuk mund të kontraktohen përmes procedurave të prokurimit publik.

Pra, RTK pas datës 31 mars 2022, nuk do të ketë më punonjës në pozita esenciale që punojnë mbi këtë formë kontraktuale, por do të ketë punëtorë që lidhin kontratë bazuar në Ligjin e Punës.

Meqenëse, shumë njësi të RTK-së duke përfshirë edhe RTK2, programet e komuniteteve të tjera pakicë në RTK, si dhe disa njësi të tjera të teknikës e programit e sigurimit stafin e tyreesencial e kanë bazuar në këto kontrata për shërbime, ka qenë e domosdoshme që kontratat e tilla të vazhdohen deri më 31 mars 2022, për të siguruar procesin e tranzicionit drejt rekrutimit të stafit të domosdoshëm përmes konkursit publik dhe për të siguruar vazhdimësinë e transmetimit. Kontratat përfshijnë periudhën e angazhimit vetëm deri me 31 mars 2022.

Bordi i ri i RTK-së e ka shkarkuar nga pozita ish drejtorin e përgjithshëm të RTK-së,  duke u bazuar edhe në dështimin e tij për të rekrutuar stafin esencial në bazë të konkursit publik, si dhe për shkak se punëtorët i ka angazhuar për vite të tëra pa konkurse publike dhe pa vlerësim të performancës.

Si u.d i Drejtorit të Përgjithshëm, i emëruar në këtë post 9 ditë më parë, kam nisur punën intensive që të identifikojë nevojat e RTK-së dhe t’i ofroj Bordit, projektin e ristrukturimit të departamenteve dhe stafit dhe nevojat reale për punësim.

Nga të dhënat e prezantuara, shihet qartë se nuk bëhet fjalë për punësime të reja, por për

reduktim të stafit për më shumë se 140 punëtorë (bashkëpunëtor).

Ndërkaq, sa i përket krahasimit me mediat e tjera, ju rikujtoj se RTK si transmetues publik ka

katër kanale televizive, RTK1, RTK2, RTK3, RTK4, dy radio: Radio Kosova 1 dhe Radio Kosova

2 si dhe median online (Portalin rtklive.com dhe faqet në rrjetet sociale).

You may also like