Drejtori i Fiorentinës: Klubet po bëhen robër të agjentëve dhe lojtarëve

by admin
Spread the love

Daniele Prade, drejtori i Fiorentinës, ka lëshuar një deklaratë të fortë në konferencë për shtyp ditën e sotme dhe në shënjestër janë futbollistët e agjentët. Prade flet pa doreza, ndërkohë që komenton edhe intervistën e presidentit Rocco Commisso, dhënë një ditë më parë.

“Të gjithë e dinin mirë si ishte situata me Vlahovic dhe ishte e pamundur t’i thoshim jo atij propozimi. Ne e kuptojmë hidhërimin e tifozëve, pro ka disa situata që janë mbi ne të gjithë. Klubet po kthehen robër agjentësh dhe futbollistësh.

Nuk mund ta refuzonim ofertën, pasi rrezikonim ta humbnim falas. Ky është futbolli modern dhe vetëm mund të shpresojmë që gjërat të ndryshojnë”, u shpreh Prade, ndërkohë që më pas atij i citohen fjalët e Commisso që tha se do të reflektojë pas gjërave që kanë ndodhur së fundmi.

Ai la të hapur mundësinë e largimit, pasi kritikat ndaj klubit kanë qenë të shumta nga tifozët për shitjen e Dusan Vlahovic.  “Edhe unë e kam dëgjuar intervistën e presidentit dhe gjithashtu jam i shqetësuar nga fjalët e tij. Commisso është një njeri që jep gjithçka, pasionin, entuziazmin dhe paratë e tij. E kuptoj zhgënjimin që ka.

Është herë për të folur se çfarë ndjen ai tani, por trajneri dhe skuadra do bëjnë gjithçka për të kthyer energjinë pozitive dhe entuziazmin. Shpresoj t’i rifitojmë tifozët, duke fituar sa më shumë ndeshje të jetë e mundur”, u shpreh Prade para mediave në prezantimin e Arthur Cabral. / oversport.tv

You may also like