Drejtori i ATK-së tregon se sa është tatimi për përfituesit nga rrjetet sociale në Kosovë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Përfituesit nga rrjete sociale si TikTok, Instagram, YouTube,
Facebook, e të tjera, tash e tutje do të tatohen nga shteti.

Në fakt,
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, tha se ligji për
t’u tatuar fitimet nga rrjetet sociale ka ekzistuar kaherë, pasi që të njëjtat
trajtohen njëjtë si bizneset tjera. Por tani, kanë bërë programet softuerike,
që ua mundëson t’i detektojnë përfituesit.

I njëjti ka treguar edhe për shumën që do ta paguajnë
përfituesit nga rrjetet sociale.

Sipas tij, “te
bizneset e vogla ose të individët që realizojnë të ardhura brenda tre muajve
deri në 1250 euro, është një normë 37.5 euro, që duhet për të paguar tatim si
dhe kontributin pensional. Mbi atë shumë, duhet të paguajnë pjesën e 9 për qind
në pjesën e të hyrës së saj. Por, nëse kanë qarkullim mbi 30 mijë euro brenda
viti, janë të detyruar të paguajnë edhe TVSH, gjë që norma e TVSH është 18%”.

ATK, po ashtu do të mbledh tatimin edhe nga veprimtaritë
ndërtimore, siç është ndërtimi i lartë dhe i ulët, grupet punuese dhe personat
fizikë në kuadër të veprimtarisë së ndërtimtarisë, si: muratorët, armaturë
punuesit, betonime, gërmimet e dheut, punuesit e kulmeve, prodhimi dhe montimi
i dyerve dhe dritareve, elektricistët, instaluesit e ujit dhe ngrohjes
qendrore, montuesit e parketit/laminatit, montuesit e qeramikës, suvatuesit –
fasada, prodhimi dhe montimi i ulluqeve, rrethojave të ballkoneve, shkallëve
dhe rrethojave të oborreve nga metalet e ndryshme dhe druri, etj./KlanKosova

You may also like