Dramë në Kumanovë, 45-vjeçari vjedh çelësat në një dyqan dhe me veturë e vjedhur përplaset në varreza

by admin
Spread the love

Është arrestuar personi që gjatë ditës së djeshme me veturë të vjedhur përfundoi në varrzat e qytetit të Kumanovës, përcjell TV21. Nga MPB bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një person nga Shtipi, dhe se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

“Më 21.02.2023 në ora 09:40, zyrtarë policorë nga SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria S.M. (45) nga Shtipi. Ai dyshohet se duke përdorur forcë ka hyrë në një objekt të shitjes në rrugën “Ivo Lola Ribar” dhe ka marrë paratë dhe çelësat nga vetura e pasagjerëve “Peugeot” në pronësi të B.S., pas çka ka marrë edhe veturën , me të cilën ka goditur në një pllakë të varrit në varrezat e qytetit në Kumanovë”, thonë nga MPB./tv21.tv

You may also like