Drama e emigrantit: U largova 16-vjeç në Gjermani, kur u ktheva nëna nuk më njohu

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Drama e emigrantëve është e ngjashme, udhëtimi shumë i mundimshëm ia lë vendin një fillimi shumë të vështirë,
Erjoni nuk i kishte mbushur 16-vjeç, kur u nis me këmbë drejt Gjermanisë.

Kapërceu kufijtë maleve nëpër disa shtete.

Eci ditë e natë të tëra i frikësuar mes rrezikut nga egërsirat e trafikantët, në acarin e dimrit dhe i uritur.

Mundimet e atij udhëtimi i lanë shumë gjurmë dhimbje në jetën e tij.

“Unë jetoj në Itali momentalisht, në Gjermani kam emigruar që në moshën 16-vjeç. Ikëm në të zezë në këmbë nga Kroacia”.

Me të mbërritur në Gjermani, institucionet e kujdesit social e pajisën më dokumente dhe Erjoni nisi shkollën profesionale.

“Kam mbaruar shkollën atje, mora letrat në moshën 18-vjeç dhe fillova të punoj vetë. Si fillim kam vuajtur, se nuk njihja asnjë, shkuam u paraqitëm në shtet, shteti të merr përsipër dhe më pajisën me letra”.

Për rreth tri vite ai nuk mund të lëvizte nga landi ku jetonte ndaj dhe nuk pati mundësi të shihte familjen.

Duke mbushur moshën 19-vjeç, Erjoni mundi të kthehej në shtëpi pasi ishte pajisur me dokumentet që nevojiteshin.

Kur mbërriti në Shishtavec nuk e njohu nëna, sepse ai kishte ikur fëmijë e ishte rritur e burrëruar larg syve të saj.

“Nëna nuk më ka njohur sepse nuk më ka parë, herën e parë kur kam ardhur nuk më ka dalluar se jam unë, se kur shkon i vogël ndryshon”.

You may also like