Dragan Stojkoviq flet për Zvicrën e Xhakës dhe Shaqirit, e pranon një fakt 

by admin
Spread the love

Me padurim do të pritet ballafaqimi mes Zvicrës dhe Serbisë në kuadër të Ligës së Kombeve në futboll. 
Në grupin 4 të Ligës A janë Zvicra, Spanja, Danimarka dhe Serbia.

Gara të edicionit të katërt të Ligës së Kombeve nisin më 5 shtator dhe do të zgjasin deri më 19 nëntor.

Selektori i Serbisë, Dragan Stojkoviq, ka folur edhe për Zvicrën e kapitenit Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqirit, duke pranuar se kanë rezultate negative me zviceranët.  

Tashmë kemi luajtur me Zvicrën dhe për mendimin tim Spanja është favorit për cilësinë që ka.

Ne do të bëjmë gjithçka për të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm, nuk do të dorëzohemi, por më shumë për këtë më vonë. Jam i kënaqur me shortin dhe futbolldashësit do të kënaqen shumë në shtator.

Të gjitha ndeshjet do të jenë sfida, por me Spanjën do të jetë vërtet një ndeshje e bukur për t’u parë.

Ne i njohim mirë zviceranët dhe ky është një rast për të përmirësuar përshtypjen tonë sa i përket rezultateve kundër tyre dhe për t’i fituar ato ndeshje në favorin tonë”, tha Stojkoviq.

You may also like