Dr. Islam Islami u emërua drejtor i SHMI “Medreseja Isa Beu” Shkup

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Reisul Ulemaja i Bashkësisl Fetare Islame të Maqedonisë  H. Hfz. Shaqir ef. Fatuhu, emëron Dr. Islam Islamin drejtor SHMI “Medreseja Isa Beu” Shkup

Dr. Islam Islami lindi më 13 gusht të v.1981 në Shkup, Republika e Maqedonisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, te “Liria”- Shkup. Gjatë mësimeve fillore ndoqi edhe mësimet fetare në mektebin e xhamisë Haxhi Muhjidin në lagjen Serava të Shkupit. Ishte i etshëm për njohuritë fetare, ku pas përfundimit të shkollës fillore vazhdoi mësimet e shkollimit të mesëm në Medresenë “Isa Beu”, në Shkup (1996-2000). Pas suksesit që tregoi Islami në Medrese, si fitues i bursës të dhënë nga Republika e Egjiptit, vazhdoi studimet e tij në Fakultetin e Usuluddinit drejtimi Akide (Apologjetikë) dhe Filozofi të Universitetit të El-Ez’herit (2000-2005).

Studimet pasdiplomike i kreu në Fakultetin e Shkencave Islame në Universitetin e Kajros, ku edhe fitoi titullin: Specialist i shkencave islame (2006-2008).

Pas specializimit të Shkencave Islame në të njëjtin fakultet vazhdon studimet Master ku pas suksesit të treguar merr titullin Magjistër i Filozofisë Islame me tezën: “Njohuria sufiste (gnoseologjia) ndërmjet Al-Muhasibiut dhe Ebu Hamid Al Gazalit,” të kryer me sukses të shkëlqyeshëm (2008-2011).

Pastaj vazhdon studimet e Doktoratës në Universitetin e UEJL në shkencat politike dhe administratë publike me temë: “Egjipti ndërmjet shekullarizmit etatist dhe islamizimit politik” (2013-2017)

Gjatë vijimit të studimeve, Islami ka qenë, po ashtu, anëtar i organizatave jo-qeveritare, përfshirë “Takimet filozofike” me kryetarin Dr. Mahmud Hamdi Zakzuk, ish-ministrin i vakëfeve në Egjipt, si dhe profesorë universitarë në Egjipt dhe jashtë vendit.

Gjatë studimeve, ka qenë i punësuar në Radio Televizionin e Egjiptit si përkthyes nga gjuha arabe në gjuhën shqipe, si dhe ka qenë udhëheqës i emisionit “Ju flet Kajro.” (2003-2007)

Ka punuar po ashtu si përkthyes në takime të ndry¬shme diplomatike në Kajro (2008-2010).

Ligjërues në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup 2012.

Dr. Islam Islami si mësimdhënës është angazhaur në Medrese nga viti 2013 nga sot ka pranuar detyrën e re si drejtor, me përkushtim dhe vullnet ka filluar angazhimin, që cilësia e mësimnxënies të jetë sa më e lartë.

MARKETING



You may also like