DPHM: Muaji tetor në Maqedoni ka qenë më i ngrohtë se zakonisht

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Sipas matjeve dhe vëzhgimeve të stacioneve meteorologjike, muaji tetor karakterizohet si muaj normal deri i ngrohtë dhe në shumë vende si muaj i thatë krahasuar me vlerat mesatare shumëvjeçare.

Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), temperatura mesatare mujore ka lëvizur nga 8.4 gradë celsius në Lazaropole deri në 16 gradë në Gjevgjeli.

“Krahasuar me temperaturat mesatare të mesit të muajit tetor, për periudhën tridhjetëvjeçare nga viti 1981 deri në vitin 2010, temperatura vjetore ishte 0.4 gradë celsius më e lartë në nivel shteti. Temperatura mesatare maksimale varioi nga 16.5 gradë në Lazaropole deri në 24.2 gradë në Gjevgjeli. Temperatura më e lartë maksimale është matur më 1 tetor në Gjevgjeli dhe ka qenë 28.8 gradë. Temperatura mesatare minimale varion nga 1.7 gradë në Berovë deri në 9.5 gradë në Gjevgjeli. Temperatura minimale më e ulët gjatë muajit është matur në Berovë, më 18 tetor dhe ka qenë -3.8 gradë”, njofton DPHM.

Nga aty saktësojnë se temperatura jashtëzakonisht të larta ka pasur edhe në pjesën e tretë të muajit, kur është vërejtur edhe fillimi i një vale vjeshte.


You may also like