DPHM: Më shumë shi në 24 orët në Hanet e Mavrovës edhe sot reshje përmbytëse dhe bubullima

by admin
Spread the love

Në 24 orët e kaluara më së shumti shi – 87 litra për metër katrorë kanë rënë në Hanet e Mavrovës, pasuar në Dibër e 65, Kriva Pallankë 57, Berovë 40, Shkup – Petrovec 33, Kumanovë, Gjurishte dhe Kodra e Diellit 31, Strumicë 24, Ohër dhe Krushevë 23, Shkup – Zajçev Rid 22, Tetovë 18, Demir Kapi, Gjevgjeli dhe Manastir nga 17, Shtip 16, Prilep 14, Pretor 13, Veles 12, Vinicë 10 dhe Dojran 8 litra për metër katror, ​​njofton Drjetoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Nga atje theksojnë se gjatë natës ka qenë mot i vranët me reshje shiu, të cilat në disa vende kanë qenë të rrëmbyeshme, të përcjella me bubullima dhe kushte për breshër. Mëngjesi i sotëm është i vranët me reshje të dobëta deri në mesatare shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugor.

Sipas njoftimeve nga DPHM, moti sot do të jetë i vranët dhe më i freskët me reshje shiu, me mbi 40 litra për metër katror. Reshjet do të jenë herë pas here të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima, lokalisht në formë stuhie me erë të fortë. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 13 deri në 19 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i vranët me reshje shiu, kohë pas kohe vërshuese. Do të fryjë erë mesatare nga jugu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 16 gradë.

MARKETING



You may also like