DPHM: Deri nga fundi i ditës dhe nesër mot me vranësira dhe i ftohtë me të reshura të përkohshme të shiut

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Deri nga fundi i ditës moti do të jetë me vranësira dhe i ftohtë me të reshura të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Moti nesër do të jetë kryesisht me vranësira dhe i ftohtë me të reshura të përkohshme të shiut, me intensitet të ndryshueshëm. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 9 deri 13 shkallë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me të reshura të përkohshme të shiut me intensitet të dobët deri mesatar. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të ulet deri 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 11 gradë Celsius.

Edhe gjatë ditëve të ardhshme do të jemi nën ndikimin e masës së lagësht të ajrit, moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe i ftohtë me të reshura të përkohshme të shiut. Të reshurat kohëpaskohe do të jenë më të mëdha, të përcjellura me erë të të përforcuar, informojnë nga DPHM.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like