Dortmund vazhdon startin e mirë të sezonit, mposht në ndeshjen e dytë Freiburgun

by admin
Spread the love

Borussia e Dortmundit ka fituar edhe ndeshjen e dytë në Bundesliga pasi ka mposhtur me rezultatin 3-1 ekipin e Freiburgut. Ekipi i Terzic arriti të përmbyste gjithçka edhe pse e gjeti veten në avantazh në fundin e pjesës së parë.

Ishte Gregoritsch ai që hapi siparin e golave duke kaluar në avantazh Freiburgun 35-të. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë, Dormtund bëri një tjetër paraqitje.

Bynoe-Gittes arrin të vendosë çdo gjë në baraspeshë në minutën e 77-të. Më pas është Moukoko ai që përmbys shifrat, ndërsa në fundin e takimit Wolf vulos edhe rezultatin duke realizuar golin e tretë. Në dy javë Dormtundi ka grumbulluar 6 pikë duke i fituar të dyja takimet. /oversport.tv

Foto: SC Freiburg, Twitter

You may also like