Dorëzohet kallëzim penal kundër Liburn Aliut

by admin
Spread the love

Ndërmarrja Publike Banesore në Prishtinë ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit të Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Në njoftimin e kësaj ndërmarrje thuhet se Aliu i ka shkaktuar dëm të madh NPB Sh.a

“NPB qëndron e bindur që z. Aliu përmes veprimeve të tija ka tejkaluar përtej çdo dyshimi kompetencat e tij dhe kësisoj tashmë i ka shkaktuar dëm jashtëzakonisht të madh interesave ekonomike dhe pronësore të NPB-së”.

Kallëzimi penal ndaj ministrit të MAPHI-së është bërë për shkak të “Keqpërdorimit apo autoritetit zyrtar”.

“Në këtë kallëzim penal prej dhjetë faqesh e dhjetra faqesh prova, NPB ka argumentuar se si ku dhe si është shkelur legjislacioni në fuqi nga z. Aliu asisoj që i njëjti ka konsumuar veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të paraparë me Nenin 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Njoftimin e plotë mund ta gjeni:

Lexo lajme interesante

You may also like