Dorëheqja e Zaevit, deklarohen nga Kuvendi i Maqedonisë

by admin
Spread the love

Kryeministri Zoran Zaev, ende nuk e ka dorëzuar dorëheqjen e tij me shkrim, në pushtetin legjislativ.

Kështu informojnë nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, prej ku thonë se në takimin e sotëm koordinues me Xhaferin nuk është diskutuar fare për hapat e ardhshëm që do të pasonin pas deklaratës së mbrëmshme të Zaevit se po jep dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pas marrjes së rezultateve zyrtare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, do të thërrasë seancën për verifikimin e mandateve të deputetëve të rinj që duhet të zëvendësojnë deputetët aktualë që janë zgjedhur kryetarë të komunave.

Vendet e kryetarëve të zgjedhur në Kuvend duhet t’i zënë kandidatët e radhës në listën e partive politike.

Lajme interesante

You may also like