Donte të dilte si një grua e keqtrajtuar

by admin
Spread the love

Ronaldo Sharka ka pasur disa debate shumë të forta mbrëmjen e sotme me Bledi Manen dhe Nita Latifin. Gazetari ka qenë pa dyshim një nga banorët më aktivë gjatë kësaj jave dhe për këtë arsye ka pasur edhe përplasje me disa prej tyre gjatë gjithë kohës.

Pas debatit të fortë me Bledi Manen, i cili e quajti ushtar dhe kukull të Luizit, Ronaldo u përplas edhe me Nitën. Kjo e fundit vendosi të shtrojë një darkë gjatë javës për Ronaldon, me pretendimin që ai nuk është mirë. Mirëpo gazetari nuk e priti aspak mirë gjestin e saj dhe vendosi ta diskutojë edhe gjatë spektaklit të sotëm.

Pjesë nga biseda:

Nita: M’u thaftë goja që të nominova

Ronaldo: Nita donte të dilte si një grua e dhunuar, e keqtrajtuar.

Nita: Kush tha që më dhunove?

Ronaldo: Moj ti qenke bërë më gënjeshtare se Olta.

Nita: Thashë që nuk guxon njeri me më prek

Ronaldo: Besoj se ka psikologë që nëse do më shihnin mua keq, do më merrnin dhe do më trajtonin, nuk i mbeti Nitës kjo.

You may also like