Donny dan de Beek kalon tek Evertoni në formë huazimi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Me Frank Lampard në prag të emërimit si trajneri i ri i Evertonit, Toffees  po kërkojnë ta bëjnë Donny van de Beek nënshkrimin e parë të periudhës së tij në krye të klubit.

Ish-mesfushori i Ajax-it nuk ka pasur një kohë të suksesshme në Angli që kur iu bashkua Manchester United, por ai tani mund të gjejë një vend për të luajtur futboll më të rregullt nën drejtimin e Lampard në Goodison Park.

The Guardian, i cili raportoi të shtunën se emërimi i Lampard mund të zyrtarizohet të dielën, thotë se është arritur një marrëveshje midis Everton dhe Manchester United që Van de Beek të ndryshojë ambient në janar.

Klubi nga Merseyside do të paguajë të gjithë pagën e holandezit deri në fund të sezonit.

You may also like