“Donnarumma nuk jeni kurrë i mirëpritur në Milano”, tifozët e Milanit shpërthejnë ndaj ish portierit!

by admin
Spread the love

Tifozët e Milanit, ‘Curva Sud’ kanë shpalosur një banderolë në afërsi të ‘San Siros’, ku shprehin pakënaqësinë dhe nervozizmin ndaj ish portierit të tyre, Gigio Donnarumma.

Portieri i njohur italian është larguar falas nga Milani në merkaton e verës, për t’u bashkuar me PSG’në dhe kjo gjë nuk iu ka pëlqyer fare tifozëve ‘Rossonerë’, përcjell GazetaBlic Sport.

“Në Milano nuk do të jeni kurrë të mirëpritur përsëri, Donnarumma, njeri m**i”, shkruan në banderolën e Curva Sud.

Ja pamjet:

Vlen të theksohet se Donnarumma pritet të startojë nesër në ndeshjen ndaj Spanjës, që kombëtarja e Italisë e zhvillon në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.

You may also like