Donnarumma merr çmimin “Portieri më i mirë” i viti 2021

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në një nga ndërtesat historike të Parisit, ndërtuar në vitin 1862, përkatësisht në “Théâtre du Châtelet”, sonte po ndahen çmimet për më të mirët e këtij viti në botën e futbollit, shkruan Insporti.

Futbollisti më i mirë, futbollistja më e mirë, portieri më i mirë, lojtari më i mirë i ri dhe shumë çmime të tjera po ndahen sonte.

Çmimin “Portieri më i mirë” – Yashin Trophy – i takoi portierit të PSG-së, Donnarmma.

“Ka qenë një vit i pabesueshëm, duke nisur nga kualifikimi në CHL me Milanin, deri te Kampionati Botëror. Jam pa fjalë. Më pas kalimi tek PSG, jam shumë krenar. Ishte shenjë e fatit, sepse e kam ndjekur gjithmonë dhe ishte fat që transferimi erdhi këtu. Shpresoj që t’i shpërblejë në fushë me këtë fanellë. Falenderoj familjen, të fejuarën, babain e nënën” – tha Donnarumma pasi fitoi çmimin, përcjell Insporti.

You may also like