Donka-Kadaj Bujupi si yll Hollivudi në fotot e reja

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas pesë mandateve të sukseshme si deputete e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka vendosur të tërhiqet nga politika dhe ti japë vetës mundësinë për të jetuar pa presionin, përgjegjësinë dhe ngarkesat e mëdha që të jep angazhimi i çdo ditshëm në politkë, shkruan “Kosovarja”.

Kadaj-Bujupi, dikur një nga gratë e elites politike në vend, tani për tani po merret me vetën dhe pasionet e saj.

Siç mësojmë, ajo ka themeluar një klub të ngjitjes në male e bjeshkë, të quajtur “Kosovo Hiking Club”, ku po anëtarëaohen mjaftë njerëz që duan të bëhen njësh me natyrën.

Se Kadaj-Bujupi ja ka parë hajrin ecjes në natyrë, kjo duket qartë, pasi ish politikanja ka arritur të ketë forma perfekte që tregojen edhe në këtë seri fotografish të realizuara nga fotografja Donika Miftari.

Në këto foto atraktive të postiara në faqen e saj në Instagram, Kadaj-Bujupi duket e admirueshme, ndërkohë që shkruan: Sot po ju njoftoj me një Donikë tjeter, fotografen e kësaj fotoje. Donika një grua e re e nga një qytet i vogël, po sfidon cdo barrierë të kohës duke e drejtu suksesshëm biznesin e saj. Storie të tilla janë copëza të rëndësishme që e bëjnë shoqninë tonë frymëzuese për me i ndjek andrrat tona. Përkrahje për një grua të re në biznesin e saj – Donika Miftari, fotografe.


You may also like