Donev: Bullgaria asnjëherë nuk ka qenë kërcënim për sigurinë kombëtare të Maqedonisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg





Bullgaria nuk ka qenë kurrë një kërcënim për sigurinë kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, tha kryeministri bullgar Galab Donev në një konferencë shtypi mbi ngjarjet në kufirin bullgaro-maqedonas më 4 shkurt dhe tensionet e shtuara mes dy vendeve në javët e fundit.

Donev, siç raportojnë mediat bullgare, kujtoi reagimin e shtetit bullgar në vitet 1990 kur Federata Jugosllave u shemb dhe Bullgaria ishte e para që njohu Maqedoninë e Veriut dhe e para që i dha pajisje ushtarake.

Ai nuk ka informacion se disa qytetarë të Bullgarisë janë kërcënim për sigurinë e Maqedonisë së Veriut. Ai thotë se është “i zhgënjyer nga reagimet e autoriteteve maqedonase dhe mospërputhja mes fjalëve dhe veprave, të cilat nuk përputhen me kërkesat e Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE”, por beson se dialogu ndërmjet Sofjes dhe Shkupit duhet të vazhdojnë.

“Ne nuk do ta ndalim dialogun me Republikën e Maqedonisë së Veriut, në të cilin Bullgaria tregoi dhe dëshmoi se është plotësisht pozitiv. Por duhet të ketë një marrëdhënie të ndërsjellë”, theksoi Donev.







Artikulli paraprakPetrovska: Maqedonia do të dërgojë në Turqi 22 forca speciale, një qen kërkimi dhe ndihma humanitare




You may also like