Donaldi ves tatuazhet për të dashurat, ia premtoi Trixës por në trup ka edhe një dedikuar Borës

by admin
Spread the love

Donald Veshaj u shndërrua në një nga personazhet më të përfolur të muajve të fundit.

Aktori i njohur që vëmendje të madhe po merr me pjesëmarrjen e tij në “Big Brother Vip” brenda nisi një lidhje dashurie me Beatrix Ramosaj duke shkaktuar shumë zhurmë pasi brenda shtëpisë ai takoi edhe ish-të dashurën Bora Zemani dhe dërgimi i një dhurate për 3-vjetorin e lidhjes u mor si sinjal se dyshja do të bashkoheshin.

Por nuk ndodhi kështu, ai vazhdoi lidhjen me Trixën, së cilës pak ditë para se kjo e fundit të dilte i premtoi se do të realizonte një tatuazh për të.

E Donaldi me sa duket i paska ves tatuazhet pasi po flitet se në trup ka të gdhendur edhe një për Borën.

Në rrjete sociale po qarkullon një video ku shihet Bora teksa e pyet se a ka bëre ndonjëherë një tatuazh dedikuar një vajze dhe lëvizja dhe gjesti i saj tregon se aktori ka një dedikuar asaj.


You may also like