Donaldi këndon versionin e tij të këngës së Semit, nga “Mos u kthe” në “Ke me u martu me mu”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Këngëtarja Semi Jaupaj, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Më lër të flas”.

 

Ndërkohë, në një moment dyshja filluan të interpretojnë së bashku këngës “Mos u kthe” të Semit me një ndryshim teksti.

Kënga në kohën kur u publikua ka qenë si një dedikim i Borës ndaj Donaldit, për shkak të lidhjes që ai krijoi brenda shtëpisë me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Donaldi pas daljes nga Big Brother VIP ka treguar se është shumë i penduar dhe se po mundohet ta rikthejë Borën, e një gjë të tillë e bëri qartë të ditur edhe gjatë interpretimit të këngës.

Gjatë interpretimit, Donaldi dëgjohet duke ndryshuar vargjet “Ti një ditë ke me u pendu” në “Ti një ditë ke me u martu me mu dhe në dasmë do këndojmë këtë këngën”.

Ai gjithashtu ndryshoi vargjet “A e din qysh është me zgju e mos me gëzu që ej gjallë” me “A e din qysh është me u zgju e me u gëzu që je këtu”, duke theksuar kështu se e dëshiron pafund një rikthim me Borën.


You may also like