Donaldi foli mbrëmë vetëm për Borën dhe ja ku i keni të gjitha përgjigjet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pasi në rrjet u bë nami për videon ku ai dhe Bora shfaqeshin bashkë, Donaldi mbrëmë në “Më lër të flas” nuk mund të lihej pa u pyetur. I pyetur nga i ftuari, aktori i mirënjohur Agron Llakaj, nëse është ribashkuar me Borën, Donaldi vendosi të përgjigjej me një tjetër pyetje: “Edhe ti u infektove?”

Ndërsa e ftuara tjetër, Semi zbuloi se fakti që Bora dhe Donaldi ishin në një tavolinë gjatë festës ishte rastësi.

Donald: U fol shumë për këtë eventin e Valdrinit, pse u komentua kaq shumë, pse u bë kështu? Ishe në një event me Borën. Çne i ndeze cigaren? Çfarë ndodhi?

Semi: Rastisëm. Se më kap sikleti dhe nuk dua të flas shumë.

Gjatë intervistës Semi pranoi se kënga “Mos u kthe” është dedikim për historinë e Borës dhe Donaldit. Ky i fundit kishte krijuar versionin e tij të këngës ku shprehej e gjithë dashuria e tij për moderatoren, madje përmendej dhe martesa.

Donaldi: Unë kam shkruar versionin tim: Nxirri krejt në tavolinë, krejt të mirat që m’i din, kurrgjo mrena mos të rrij. Emrin tim thuje sot, jepi ti bërtite fort, e di që më do më së shumti në botë. A e di si është me u zgju dhe me u gëzu që je këtu. E mos u nxeh, mos u mërzit për dy komente të këqija. Mos u nxeh se jam tu u munu me të sjell gjithë kujtimet. Para syve t’botës pashë, më të bukur nuk e di a ka, si mund të jesh me kaq fat. Emrin tënd do ta përmend do ta bëj tatoo aty ku më dhemb. A e di si është me u zgju dhe me u gëzu se je këtu. Ti një ditë ke me u martu me mua dhe në dasmë do këndojmë këtë këngën: A si qenka dashuria, se jemi dy nga labëria, do ketë lezet dhe pleqëria.

You may also like