Donaldi dhe Einxhel nisën të sqarohen, por nxjerrin edhe ca “të palara” të tjera

by admin
Spread the love

Në BBV është rikthyer debati Einxhel-Donald dhe sërish pati shumë tension. Donaldi tha se do vetëm të dijë pse Einxhel e hapi tani këtë temë por nuk mori përgjigje.

“Nuk e nisa unë dhe nuk e provokova unë. Është fjala ime kundër fjalës së saj. Nuk e di pse po përdoret tani kjo kur ne nuk do zgjedhim asgjë këtu brenda. Dua vetëm të di pse e hapi tani këtë temë? Pse përmendi emra të tjerë që nuk i takojnë? Më lëndoi që u përmendi emri i vëllait tim dhe persona që nuk i takojnë asaj. Dua një përgjigje”, tha aktori.

Nga ana tjetër, Einxhel tha se nuk i solli ajo emrat e tretë në shtëpi, por vetë ai.
“Besoj se kishte tre ditë kohë për këtë pyetje. Ti thjesht ke përdorur çdo situatë. Ajo që ndodhi ka ardhur si pasojë e gjëtave që tha Donaldi i cili më akuzoi si vejushë. Ai deshi të më nxjerrë sikur kam përdorur Dagz dhe unë u shfryva në dhomën e rrëfimit dhe kam shpjeguar vijën logjike. Personin e tretë nuk e kam futur unë këtu brenda. E ka futur vetë”, shpjegoi Einxhel.
Në debat ndëryhri edhe Iliri, i cili i doli në mbrojtje Einxhel dhe tha se Donaldi ka përdorur emrin e gruas së tij.

Përfshirja e Ilirit i bëri më keq gjërat, por tashmë situata është më e qetë. Donaldi dhe Einxhel nuk flasin me njëri-tjetrin prej ditësh dhe thonë se do vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim./revistawho.com

!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like