Donaldi dhe Bora u puthën në buzë para gjithë shqiptarëve, ja çfarë porosie i la aktori moderatores

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Aktori i humorit, Donald Veshaj dhe moderatorja Bora Zemani vendosën të takohen mbrëmë gjatë spektaklit të “Big Brother VIP” dhe të flisnin pas pesë muajsh të ndarë.

Bora Zemani tha se kishte ardhur vetëm për të takuar Semi Jaupajn, shoqen e saj prej 15 vitesh, që t’i japë forcë dhe kurajo të vazhdojë përpara, pavarësisht dyshimeve të banorëve se mes saj dhe Donaldit kishte pëlqim.

Por pas diskutimit të shkurtër me Jaupajn, Bora Zemani u pyet nëse pranon ta takojë ish-të dashurin, Donald Veshajn. Edhe pse hezitoi në fillim të japë një përgjigje, Zemani tha: “Po, mirë”.

Nga ana tjetër Donald Vishaj, prej disa ditësh ka folur vetëm për historinë e dashurisë që ka përjetuar me moderatoren. Kur iu tha se Bora ka pranuar ta takojë, ai u çua, vrapoi të merrte një trëndafil të bardhë dhe hyri në dhomën e surprizave.

Bora Zemani reagoi e habitur kur e pa aktorin e humorit me një trëndafil në dorë, pasi siç ajo deklaroi, kjo gjë nuk ka ndodhur gjatë 2 viteve e gjysmë që ata kanë qenë të lidhur e madje edhe kanë bashkëjetuar. Pavarësisht se të dy thanë që janë të turbullt, ish-çifti shkëmbyen një puthje romantike në buzë. Pas kësaj, ata thanë se do të flisnin sërish pasi Donaldi të dilte nga “BBV” për të vendosur nëse do të rikthehen me njëri-tjetrin apo jo.

You may also like