Donald Trump rikthehet në ‘Facebook’  dhe ‘Instagram’

by admin
Spread the love

Pas pezullimit dy vjeçar ish-Presidenti Trump mund te rikthehet në rrjetet sociale ‘Facebook’  dhe ‘Instagram’

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, nuk është më “Non Grata nga rrjetet sociale

‘Facebook’ dhe ‘Instagram’, pasi kompania amë e tyre, Meta, ka bërë të ditur se i është dhënë fund pezullimit dy vjeçar.

Përmes një deklarate, Nick Clegg, president i Meta-s për çështje të jashtme, ka thënë se publiku “duhet të dëgjojë çfarë thonë politikanët”.

Trump iu pezulluar qasja në Facebook dhe Instagram për afat të pacaktuar, pas trazirave në Kongresin amerikan më 2021.

Sipas kompanisë Meta  është kuptuar që llogaritë e Trumpit nuk përbëjnë më rrezik serioz për sigurinë publike.

Trump, ndërkohë, ka bërë një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, duke thënë se Facebook ka humbur “miliarda” dollarë, pasi ka bllokuar “presidentin e preferuar që sipas tij është po vetë manjati. Ish-presidenti është shprehur se nuk do rikthehet ne Twitter.

You may also like