Donald Trump hedh poshtë performancën e Rihanna në finalen e Super Bowl (fotot)

by admin
Spread the love

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar sulmet e tij verbale ndaj këngëtares së njohur Rihanna pas përformancës së saj dje në pushimin e finales së futbollit amerikan Super Bowl.

Rihanna performoi disa nga hitet e saj të njohura si “Umbrella” e “Work” gjatë të cilave gjithashtu tregoi se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë.

Por Trump duket se nuk pëlqeu asgjë nga më sipër. “Një dështim madhështor: Rihanna ka dhënë pa dyshim një nga shfaqjet më të këqija në historinë e Super Bowl – Ky është një ofendim për më shumë se gjysmën e kombit tonë, që vijon rënien e tij tashmë edhe prej gjuhës së saj të pisët e ofenduese”, shkruante Trump në rrjetin e tij Truth Social.

Komentet e tij duket se i referoheshin ndaj një fotoje të Rihanna e cila kishte lyer makinën e saj me parrulën “F**k Trump” në vitin 2020, teksa edhe republikani Ronny Jackson (Texas) përmendte çështjen në Truth Social.

“Përse kampionati NFL na tregon këto plehra? Rihanna nuk duhet të jetë performuese në pushim të finales!!” shkruante Jackson.

Trump është tallur edhe disa ditë më parë me Rihanna duke thënë, “Pa stilistin e saj ajo nuk do të ishte asgjë”.

Rihanna ka qenë kritike e Trump gjatë kohës që ishte president, duke e quajtur në një koment “derr imoral” për politikat e ndalimit të emigracionit dhe të muslimanëve në vend.