Dominimi i Partizanit nuk mjafton, barazon me Dinamon në derbi

by admin
Spread the love

Derbi i Kupës së Shqipërisë, mes Dinamos dhe Partizanit, ka përfunduar në barazim 1-1 dhe kualifikimi do të vendoset në duelin e kthimit pas dy javësh.

“Demat” ishin më konkretë në ndeshjen e sotme dhe ia dolën të shënojnë të parët me anë të sulmuesit Tedi Cara.

Pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi nga Herald Marku, portieri Simoni nuk e kontrolloi dot topin dhe kavajasi e zhbllokoi ndeshjen.

Dinamo në fundin e pjesës së parë fitoi një penallti, pasi Belica ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Bardhit dhe më pas Ibraimi nuk fali.

Skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 1-1 në fuqi, ndërsa në të dytën Partizani kishte mundësi të mira shënimi me Malën dy herë, me Kallakun që e ndali portieri Simoni dhe Koten që e çoi topin mbi tra në shtesë.

KUPA E SHQIPËRISË – ÇEREKFINALET

Dinamo-Partizani 1-1
Shënues:
Ibraimi (pen.) 43’ / Cara 24’

/ oversport.tv

You may also like