Dole si burrë dhe erdhe si kokrra e frikacakut, s’ke këllqe

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Spektakli i sotëm ka nisur me debate të forta mes Ronaldos, Bledit dhe Luizit. Gjithçka nisi pas një klipi të transmetuar për gazetarin Ronaldo Sharka dhe lojën e tij gjatë kësaj jave që ishin në nominim. Pak më parë, Ronaldo pati edhe një debat të fortë me Bledin, i cili e quajti gazetarin ushtar dhe kukull të Luizit.

Madje, Bledi shkoi më tej, duke thënë se edhe Kiara dhe Efi janë kukulla që duan të jenë si Luizi. Kjo nuk i pëlqeu aspak këngëtarit, i cili i tha Bledit se është burracak dhe se nuk ka këllqe.

“Këto që i quan ky me këto emra, po i përdor pak keq. Mos më ndërpri pra. Alo je 50 vjeç dhe do fjalën. Respektin tim se ke, burracak je, pikë fytyre nuk ke. Ky zotëria doli si burrë dhe erdhi si kokrra e frikacakut. Ai nuk ka këllqe. Nuk ka guxim as për debat, ngrihet dhe ikën.

I kam thënë çfarë ke me Kiarën, ke me Kiarën dhe çfarë ka me mua, e ka me mua. Ronaldo ka ardhur ndryshe, por prapë i thashë nuk e di nëse ai do e mbante dot 24 orë. Ai nuk mundi ta mbante dot”, tha Luizi.

You may also like