Dokumenti zyrtar me nënshkrimet e 61 deputetëve për rrëzimin e Qeverisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Të enjten në orën 11:00 do të fillojë seanca për votimin e besimit të Qeverisë. Disa media në gjuhën maqedonase kanë publikuar dokumentin, ku janë të nënshkruar 61 deputetë, të cilët kërkojnë që kjo qeveri të bie.
Në dokumentin e publikuar janë nënshkruar 61 deputetët, të partive: VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët, Alternativa, Lëvizja Besa dhe “E Majta”.
“5 vitet e fundit janë dëshmi se kjo qeveri qeveris me konflikte dhe na largon nga Bashkimi Evropian, vetëm me një qëllim, dhe ai është mbrojtja e krimit dhe mbrojtja e karrierave dhe privilegjeve politike që i gëzojnë në mënyrë të pamëshirshme funksionarët në pushtet”, thuhet në arsyetimin e iniciativës për votëbesimin e Qeverisë.

 

 

You may also like