Dogana parandalon dy tentime për kontrabandim, sekuestrohen 450 litra vaj hidraulik dhe 60 pako çokollata

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dogana e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur të parandalojnë dy tentime për kontrabandim.

Sipas njoftimit të Doganës, në rastin e parë janë kapur mallra ushqimore, deri në të dytin vaj hidraulik, transmeton Klankosova.tv.

“Në Zveçan, njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale. Me këtë rast është hasur në mallra ushqimore të kontrabanduar, respektivisht çokollata në sasi rreth 60 pako”, thuhet në njoftim.

“Derisa në regjionin e Prishtinës, njësitet e Doganës kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet transportues të dyshimtë i cili ishte duke transportuar 450 Litra Vaj Hidraulik me origjinë nga Irani e që është kontrabanduar në Kosovë”.

Mallrat janë sekuestruar dhe ndaj palëve është inicuar procedurat kundërvajtese doganore.

You may also like