Dogana e Kosovës kap 250 mijë cigare të kontrabanduara

by admin
Spread the love

Dogana e Kosovë në bashkëpunim me policinë kanë identifikuar një automjet të dyshimtë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë që po transportonte cigare të kontrabanduara.

Automjeti dhe 250 mijë copë cigare pa banderola të kontrabanduara janë sekuestruar teksa shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes, njofton Klankosova.tv.

“Me këtë rast në automjet janë gjetur 250,000 copë cigare pa banderola të kontrabanduara. Shmangiet e llogaritura nga taksat e aplikueshme janë 15,885.00 euro”, thuhet në njoftim.

Dogana nëpërmjet një njoftimi bën të ditur se për këtë rast është njoftuar edhe Prokuroria dhe kanë filluar hetimet penale.

You may also like