Dobi: Të kthejmë Kukësin në vendin që i takon, synojmë kthesën nesër

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri i Kukësit, Enkeleid Dobi foli sot para mediave në prag të ndeshjes ndaj Partizanit.

“Partizani? Po të mos mendoja që e kthejmë Kukësin në vendin që i takon, nuk e merrja. Gjithmonë kam një sfidë, këtë herë kam sfidë me veten. Është më mirë të marrësh ekip si është situata tani dhe ta ngresh lart, sesa të marrësh një ekip lart dhe të shkosh poshtë. Situatat dhe synimet janë të njëjta pëe Kukësi , për luftën dhe vendin që i takon. Do të bëjmë ca është e mundur. Kam pasur këtë javë një angazhim nga të gjithë për të më plotësuar gjithçka për të arritur atë që duam. Tani duhet që me kushtet e plotësuara gjatë javës, t’i realizojmë sepse nuk do të jetë vetëm sukses i Enkeleid Dobit, por i përbashkët duke nisur nga presidenti e deri te ajo zonja që na gatuan çdo ditë.

Kërkesa e presidentit? Shpresojmë dhe kemi punuar që kthesa të jetë që nesër. Nuk kemi kohë sepse kemi humbur dhe fillimi nuk ka qenë ai i duhuri por si mund ta shpreh me metaforë, kur hyn në autostrade dhe ndodh defekt, duhet ta gjejmë defektin për ta rregulluar dhe të hyjmë në rrugën e duhur. Kjo është e gjitha. Duhet energji e mirë, duhet lëngu i mirë dhe gjithçka me sasinë e vet. Jemi duke punuar dhe do të punojmë akoma. Jemi folusuar këtë javë te Partizani sepse deri dje ishte lider dhe e konsiderojmë lider, me një histori dhe me trajner  të ri por që ka pasur më shumë kohë. Nuk dua të gjej justifikime por zgjidhje. Jemi munduar të gjejmë gabimet dhe ti korrigjojmë për ti vendosur në funksion.

Gjendja e ekipit? Dihet që Tiago nuk luan por do të bëjmë sepse kemi grup ku secili do të jape kontributin e duhur sepse këto gjëra merren parasysh. Do të bëjmë zgjedhjen e duhur. Kam qenë lojtar dhe kam pyetur veten pse nuk kuaj në Champions, por ndoshta nuk kam bërë zgjedhjen e duhur. Ka shumë rrugica dhe humbim, por ne duhet të tregojmë përulësi dhe dinjitet për fanellën qe veshim por edhe karakter.

Partizani? Po të mos mendoja që e kthejmë Kukësin në vendin që i takon, nuk e merrja. Gjithmonë kam një sfidë, këtë herë kam sfidë me veten. Është më mirë të marrësh ekip si është situata tani dhe ta ngresh lart, sesa të marrësh një ekip lart dhe të shkosh poshtë. Situatat dhe synimet janë të njëjta pëe Kukësi , për luftën dhe vendin që i takon. Do tq bëjmë ca është e mundur. Kam pasur këtë javë një angazhim nga të gjithë për të më plotësuar gjithçka për të arritur atë që duam. Tani duhet që me kushtet e plotësuara gjatë javës, t’i realizojmë sepse nuk do të jetë vetëm sukses i Enkeleid Dobit, por i përbashkët duke nisur nga presidenti e deri te ajo zonja që na gatuan çdo ditë.

Kërkesa e presidentit? Shpresojmë dhe kemi punuar që kthesa të jetë që nesër. Nuk kemi kohë sepse kemi humbur dhe fillimi nuk ka qenë ai i duhuri por si mund ta shpreh me metaforë, kur hyn në autostrade dhe ndodh defekt, duhet ta gjejmë defektin për ta rregulluar dhe të hyjmë në rrugën e duhur. Kjo është e gjitha. Duhet energji e mirë, duhet lëngu i mirë dhe gjithçka me sasinë e vet. Jemi duke punuar dhe do të punojmë akoma. Jemi folusuar këtë javë te Partizani sepse deri dje ishte lider dhe e konsiderojmë lider, me një histori dhe me trajner  të ri por që ka pasur më shumë kohë. Nuk dua të gjej justifikime por zgjidhje. Jemi munduar të gjejmë gabimet dhe ti korrigjojmë për ti vendosur në funksion.

Gjendja e ekipit? Dihet që Tiago nuk luan por do të bëjmë sepse kemi grup ku secili do të jape kontributin e duhur sepse këto gjëra merren parasysh. Do të bëjmë zgjedhjen e duhur. Kam qenë lojtar dhe kam pyetur veten pse nuk kuaj në Champions, por ndoshta nuk kam bërë zgjedhjen e duhur. Ka shumë rrugica dhe humbim, por ne duhet të tregojmë përulësi dhe dinjitet për fanellën qe veshim por edhe karakter.

Stërvitja? Varet nga çfarë dite. Nuk stërvitemi çdo ditë 1 orë ose çdo ditë dy orë. Varet nga dita dhe ngarkesa. Sot nuk mund të stërvitemi dy orë sepse nesër kemi ndeshje. Mund të stërvitemi edhe dy orë por a është e mjaftueshme? Fusha e tregon këtë gjë. Dua të them se nuj duhet sasia por cilësia. Gjithmonë kam punuar me cilësi. Dua të përdor një metaforë. Nëse kam etje për uje, nuk është mirë sepse thahem por nëse marr shishen e ujit dhe e kthej, ndjej dhimbje dhe nuk është i shëndetshëm. Duhet aq ngarkesë dhe cilësi sa duhet”, ka thënë Dobi.

You may also like