Dobi: Jap dorëheqjen për të mirën e klubit, në këto momente ky është vendimi i duhur

by admin
Spread the love

“Dua të falënderoj klubin për mundësinë që më dha dhe shpresoj që të kthehet në rrugën e duhur. Unë jap dorëheqjen për të mirën e klubit. Nuk ia vlen që të analizoj ndeshjen e sotme. Shpresoj që puna ime të ndihmojë sadopak skuadrën, që Kukësi të ngrihet në klasifikim pasi nuk e meriton këtë vend në renditje.

Është momenti që për hir të klubit, skuadra të marrë disa sinjale dhe impulse të reja. Jam dorëheqjen e parevokueshme. Unë mbaj përgjegjësitë për rezultatet e dobëta dhe largohem për të mirën e klubit.

Trajneri është fajtori kryesor për rezultate negative. Koha do të tregojë nëse kam të drejtë apo jo, por në këto momente ky është vendimi i duhur”, ka thënë Dobi.

You may also like