Do vish? Se ky tipi yt ecën…

by admin
Spread the love

Edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania po pritet me shumë kuriozitet nga shqiptarët. Edhe pse ende nuk ka një datë se kur do të nisë ky program, moderatorja Arbana Osmani fhe regjisori Eduart Grishaj kanë zbuluar se reality-show do të nisë më shpejt se ne e mendojmë.

Deri tani, në media janë përfolur vetëm dy emra që mund të jenë pjesë e këtij edicioni të dytë Big Brother Albania, këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore, Altin Shira dhe aktorja e njohur shqiptare, Marjana Kondi. Mirëpo, një emër tjetër i gazetarisë shqiptare ka dalë së fundmi në skenë.

Bëhet fjalë për gazetarin e njohur shqiptar, Ermal Qori. Dyshimet u ngritën pas intervistës së gazetarit me regjisorin e këtij reality show, Eduart Grishaj, i cili gjatë një interviste i bëri ftesë direkte që ai të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Grishaj është shprehur se Ermali do të ishte një lojtar me tipin e duhur për këtë format.

Do vish në Big Brother ti? Mendoje hajde dhe vetëm sa kemi bërë këtë intervistën bashkë e kam kuptuar që mund të eci shumë ky tipi yt në Big Brother, edhe nëse e fik kamerën ta them të njëjtën gjë“– u shpreh Eduart Grishaj, teksa nuk dihet nëse gazetari e ka pranuar apo jo ftesën për të qenë pjesë e Big Brother VIP Albania.

You may also like