“Do t’ju tregoj të vërtetat” – Melani Trump do t’i thotë të gjitha në librin e saj të ri

by admin
Spread the love

 

Ish-Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump, ka njoftuar se këtë vjeshtë do të publikojë librin e saj me kujtime, të titulluar “Melania”.

Ky libër i shumëpritur do të dalë në qarkullim më 1 tetor, pak para zgjedhjeve presidenciale, duke tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve anembanë botës.

Me këtë rast, Melania publikoi një video në platformën X, ku shpjegoi rëndësinë e ndarjes së historisë së saj personale.

 

Shkrimi i këtyre kujtimeve për mua ka qenë një udhëtim thellësisht personal dhe reflektues”, tha ajo në video.

“Si një person që ruan shumë privatësinë, shpesh kam qenë subjekt i gjykimit publik dhe keqprezantimit, kështu që ndiej përgjegjësi të qartësoj faktet. Besoj se është e rëndësishme të ndaj këndvështrimin tim: të vërtetën”.

Ky libër pritet të zbulojë histori të panjohura nga jeta e Melania-s, duke përfshirë periudhën e saj si Zonjë e Parë dhe sfidat me të cilat është përballur gjatë këtij udhëtimi. Ajo shprehet se ndarja e këtyre momenteve dhe përvojave është një mënyrë për të qartësuar keqkuptimet dhe për të treguar perspektivën e saj autentike.

Melania kishte njoftuar në korrik se po përgatitej të publikonte librin me kujtimet e saj. Kjo vepër e re pritet të jetë një ndër librat më të diskutuar të vitit, duke sjellë një perspektivë të re dhe të veçantë për njërin nga personazhet më enigmatikë të politikës amerikane.

You may also like