Do t’i kaloj të gjithë këta dhe pastaj jam i yti përgjithmonë!

by admin
Spread the love

Luizi dhe Kiara janë një nga çiftet më simpatikë të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Albania. Duket se dyshja po kalojnë ditët e fundit së bashku në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pasi Kiara është në një nominim të fortë këtë javë përballë Oltës.

Teksa po qëndronin të përqafuar së bashku, Luizi i tha Kiarës se ai do t’i nxjerrë të gjithë banorët nga shtëpia një e nga një. Këngëtari u shpreh se ai i sheh si pengesë të gjithë ata që nuk e lejojnë të jetë me të, ndërsa i premtoi se ai do të jetë përgjithmonë Luizi i saj.

“E di si i shoh unë këta, i shoh si pengesë për të qenë me ty, kështu që do i kaloj se s’bën. Ti kaloj këta dhe pastaj jam Luizi jot përgjithmonë”, i tha Luizi – Kiarës.

Kiara dhe Olta janë në nominim kokë më kokë këtë javë dhe një prej tyre pritet që të lërë shtëpinë ditën e shtunë. Megjithatë, secila nga dyshja ka mundësi të kthehet sërish me biletën e kthimit në shtëpi.

You may also like