“Do t’i humbasë të dyja vajzat…”, Donaldi imiton Borën në studion e “Për’puthen” – Shqip

by admin
Spread the love

Historia e lidhjes së dashurisë së moderatores, Bora Zemani dhe aktorit, Donald Veshaj u kthye përsëri në qendër të vëmendjes.

Donaldi ka improvizuar një skenë të “Përputhen” me Capital T dhe tre vajza konkurrente.

“Loja me tre vajza nuk është asnjëherë gjë e bukur dhe djali mendoj se gjithmonë do dalë i humbur në fund, do t’i humbasë të dyja…të treja në këtë rast”- është shprehur ai.

Por ajo çfarë bëri përshtypje ishte fakti se këto janë fjalë të thëna nga vetë Bora në të njëjtën skenë. Asokohe Donaldi ndodhej akoma brenda në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” dhe vazhdonte lidhjen me Beatrixën. Në momentin e kësaj deklarate nga Bora shumë veta menduan se ishte një mesazh për Donaldin dhe situatën e krijuar.
Por ky rikrijim pas disa kohësh na bën të mendojmë nëse kemi të bëjmë me një dedikim tjetër kësaj here nga ana e Donaldit.

Pas daljes nga emisioni, Donaldi i dha fund lidhjes me Trixën dhe që atëherë ka patur plot aludime por edhe prova qe ai është rikthyer me Borën.

Asnjëri prej tyre nuk ka folur për rikthimin në krahët e njëri tjetrit por tashmë dihet se ata janë bashkë.

Pasi u panë për herë të parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në një event në Kosovë dyshja janë parë disa herë së bashku. Fotot e publikuara tregonin çiftin së bashku duke bërë shopping në Itali.

 

Lexo lajme interesante

You may also like