“Do të vijojnë deri të shtunën”/ Përshkallëzohen protestat në Francë, qytetarët përplasen me policinë

by admin
Spread the love

Protestat në Francë janë përshkallëzuar dhe nuk kanë munguar as përplasjet me policinë.

Tashmë mbi 23 mijë njerëz kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar planet e presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç.

Policia, për shkak të agresivitetit në protestë, ka arrestuar disa persona, hedhur ujë dhe gaz lotsjellës kundrejt tyre.

Sekretarja Konfederale e Sindikatave, Patricia Drevon bëri thirrje për të vijuar protestat deri të shtunën.

“Populli të mobilizohet me grevë dhe demonstrata edhe më masive deri të shtunën më 11 shkurt, për t’i thënë jo kësaj reforme. Sindikata bën thirrje për më shumë veprime, nisma, mbledhje, kompani dhe shërbime, në vendet e studimit, përfshirë edhe grevat”, tha ajo.

Tetë sindikata të mëdha në Francë janë bërë pjesë e demostratave që bllokon sektorë të ndryshëm, duke prekur shkollat dhe transportin publik.

Qeveria e Macron po avancon me reformën e rritjes së moshës së pensionit pavarësisht kundërshtimit të popullit, e sondazheve të opinionit që tregojnë se dy të tretat e votuesve francezë janë kundër ndryshimeve, të cilat do të paraqiten në Asamblenë Kombëtare javën e ardhshme.


Top Channel

You may also like