“Do të vij te ai radha për t’u hetuar dhe për t’u arrestuar”, Çlirim Gjata plas deklaratën e fortë dhe tregon shkakun e tensionit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Çlirim Gjata tha se me njoftimin e nxjerrë ditën e djeshme nga Ministria e Jashtme për fillimin e procedurave për zëvendësimin e ambasadores së SHBA Yuri Kim, kreu i qeverisë Edi Rama, bëri show-n e radhës.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se sherri mes Kim dhe Ramës ka qenë për emrin e drejtuesit të SPAK.

Sipas tij njoftim për Kim është një paralajmërim për KPL, institucioni që vendos se kush do të marrë drejtimin SPAK.

“Dje morëm vesh se ne shqiptarët paskemi filluar të emërojmë dhe shkarkojmë ambasadorët amerikan. Për shkak të një përplasje që ka pas Rama me Kim dhe ai e nxori këtë lajm për të bërë show e radhës e për të thënë shiko se sa i fortë jam unë , që jam në gjendje të largoj dhe ambasadoren amerikane.

Sherri i radhës mes tyre është për drejtuesin e SPAK sepse nuk kanë rënë dakord për emrin. Rama i mbron shumë njerëzit e vet, sepse ndryshe pastaj do të vij te ai radha për t’u hetuar dhe për t’u arrestuar. Rama bëri një paralajmërim për KLP se largoi Kim. Kjo është arsyeja se përse dolën me njoftim zyrtar.“- theksoi ai.

You may also like