Do të skadojë shpejt, fama e tij mbaron me Big-un. Pse s’ka bërë hajër më parë?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Artisti i njohur shqiptar, Ermal Mamqi ka komentuar së fundmi fenomenin ‘Luiz Ejlli’. I ftuar në Top Albania Radio, Ermali është shprehur se Luizi është kthyer në fenomen pasi ai ka dhënë gjithçka në atë program, por pas daljes së tij, fama do bjerë.

Ndër të tjera, ai ka edhe një pyetje për të gjithë ata që thonë se sa i mirë është x apo y banor. Ai pyet se ku ishin më parë këta personazhe dhe pse nuk kanë bërë hajër, ndërsa thotë se në Big Brother futen njerëzit që nuk kanë punë për të bërë.

“Është fenomeni i momentit dhe është e drejtë të jetë sepse është futur ALL In aty. Me sa kemi parë në 100 Big Brother që kanë ikur, ka një afat shumë të shkurtër skandence pasi mbaron Big Brother, pa paragjykuar duket se fama e tyre mbaron me spektaklin, megjithatë jehona vijon edhe ca kohë.

Kush më thonë wow shiko sa i/e mirë, kam një pyetje: Ku ishin para Big Brother, pse nuk kishin bërë hajër? Pse gjithë kjo epidemi, pse këto vlera të proklamuara dhe benefite. Është efekt i formatit, të cilin e fitojnë ata që nuk kanë asgjë për të humbur. Kush ka një listë të gjatë me gjëra për të bërë nuk gjen kohën të futet brenda.

Të futem unë aty humb lekë për çdo ditë që jam aty. Është e mbivlerësuar e gjitha dhe do bjerë efekti shumë shpejt sepse do nisë një tjetër BB e do merremi me personazhe të tjerë”, ka deklaruar Ermal Mamaqi në Top Albania Radio.

You may also like