“Do të përballemi me gjëra shumë të rënda”, Fitim Zekthi i alarmuar: Çfarë na pret ditët në vijim

by admin
Spread the love

Analisti Fitim Zekthi u shpreh se Shqipëria është një vend që harxhojmë 45-50 të të ardhurave tona për ushqime.

Sipas tij, qeveria shqiptare në këto 8 vite ka prodhuar një sistem financuar që do të krijojë një gropë më vonë, pasi është mbajtur me koncesione dhe borxhe.

“Ne jemi një vend që harxhojmë 45-50 të t ë ardhurave tona për ushqime. Kjo tregon se jemi në vend i varfër dhe rritje e çmimeve do të jetë e madhe. Pjesëmarrjen në protestë e pash si një emocion i qytetarisë. Protestat kur kanë sens, duhet të jenë qytetare. Nuk duhet t’i presim gjërat që t’i zgjidhin partitë problemet në vend. Duhet që qytetarët që t’i bëjnë partitë dhe qeverinë përgjegjëse. Sigurisht që partitë janë arsye për të bërë një qeverisje më të mirë, por nuk janë ato që e mbajnë ndërgjegjen e qytetarëve.

Kriza ekonomike do të jetë e thellë. Qeveria shqiptare në këto 8 vite ka prodhuar një sistem financuar që do të krijojë një gropë më vonë. Është mbajtur në këmbe me koncesione dhe borxhe. Këtu janë marrë borxhe për të paguar borxhe. Shkalla e krizës që do të përballemi do të jetë shumë e rëndë. Ajo që u pa sot do të jetë më i madh në ditët që do të vijnë. Do të ketë një përshkallëzim në ditët që do të vijnë. Nëse kjo ndodh qeveria do të detyrohet që të japë një shpjegim dhe do të mbajë përgjegjësi për atë që ka ndodhur”, tha Zekthi për Ora News.

You may also like