Do të përballem me çdo të pavërtetë dhe do të hedh poshtë çdo hipokrizi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Opinionisti Meridian Ramçaj u eliminua nga shtëpia e Big Brother VIP këtë të premte (7 janar).

Megjithëse largimi i tij pati shumë spekulime nga jashtë, ai pas daljes ka reaguar për herë të parë me një postim në rrjete sociale.

Opinionisti ka falënderuar të gjithë për përkrahjen e po ashtu thotë se do të përballet me çdo të pavërtetë e çdo hipokrizi.

Postimi i plotë i Ramçajt (pa ndërhyrje):

“Faleminderit te gjithe Shqiptareve vecanerisht KOSOVA dhe DIASPORA për mbeshtetjen e tyre pa kushte dhe pa preferenca krahinore.

Faleminderit @bigbrotheralb_vip @arbanao për ftesen e pjesmarrjen! Faleminderit @altinmici qe me bere te ndihem UNE ne mes nje vorbulle ndjenjash e situatash. Faleminderit @fiksfare_topchannel Dejv dhe Dori për vleresimin tuaj.

Miq, askush nuk mund te ta vjedhe fitoren e vertete Kur therritet njezeri! Me qytetari do te përballem me cdo te pavertete, do te gris cdo maske dhe do te hedh poshte cdo hipokrizi e genjeshter!

Nuk eshte kurre vone për te çjerre maskat e për te ulur siparet! Me respekt e dashuri MERIDIANI”.

 


You may also like