Do të ndërtojmë infrastrukturë në tregjet e komunës së Prizrenit

by admin
Spread the love

Kandidati për Kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së Shaqir Totaj, sot i shoqëruar nga anëtarë të shtabit dhe kandidatë për Kuvend Komunal, vizituan Terzimahallën dhe kanë bashkëbiseduar me shumë shitës aty.

“Është për keqardhje të shohësh gjendjen e tregut në Terzimahallë, i cili jo vetëm se nuk i plotëson kriteret, por nuk është joshës as për tregtarët e as për blerësit. Një pamje e tillë nuk do të ekzistojë gjatë qeverisjes sime, sepse puna e ndershme e fermerëve meriton trajtim më të mirë nga qeverisja komunale. Prandaj do të investojmë në infrastrukturë, duke e bërë Prizrenin me tregje, që do t’i kenë kushtet moderne”, ka thënë Totaj.

“Më pas tregtarët, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, duke veçuar injorimin e kërkesave të tyre, që t’u krijohen kushte dhe mundësi që të shiten prodhimet. Shumë prej tyre kanë shprehur indinjatë të thellë te qeverisja lokale, e cila jo vetëm se nuk i ka përkrahur me asnjë formë, por i ka penguar. Këto do të jenë arsyet pse ne do ta votojmë PDK-në, sepse duke votuar për PDK-në, jemi të bindur se kemi votuar për vete, kemi votuar për një zhvillim. PDK-ja është parti që i mban premtimet dhe se investon për të mirën e qytetit pa kritere partiake, siç ka vepruar gjatë këtyre katër viteve Haskuka, – kanë qenë vetëm disa nga shqetësimet e tregtarëve në tregun e Terzimahallës”, thuhet tutje në komunikatë

Në ndarje me këta tregtarë, të cilët edhe premtuan përkrahje për PDK-në që ta fitojë garën pa balotazh, sepse populli i Prizrenit është i bindur se katër vite më parë kanë votuar gabimisht për VV-në. Ndërsa Totaj, ka theksuar se “Si kryetar i ardhshëm i Prizrenit do të rikthej fokusin tek fermerët duke u siguruar kushte më të mira për plasimin e produkteve e duke ofruar mbështetje financiare për të ngritur kapacitetet e tyre prodhuese.”

You may also like